KPMSHC-ja e kthen në punë Lazer Ramajaj, i suspenduar nga ATK-ja

Në procesin e ristrukturimit, drejtuesit e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), i kishin shkëputur kontratën e punës Lazer Ramaja, Drejtor në Rajonin e Gjakovës.
Por Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHC),e anulon vendimin për largim nga puna, duke e detyruar drejtorin e përgjithshëm që brenda 15 ditës të kthejë në punë ankuesin Lazer Ramaj.
“IndeksOnline” e ka siguruar vendimin e KPMSHC-së ku në një nga pikat në këtë vendim vihet në pah që KPMSHC-ja e kishte marr vendimin e njëjtë edhe në rastin e ankesës së U.D i drejtorit të përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj, që kishte parashtruar ankesë në KPMSHC pas shkarkimit për herë të dytë nga ish kryeministri Avdullah Hoti e që kishte të bënte me mos respektim të afatit kohorë (30 ditë) nga Komisioni për disiplinë i Qeverisë së Kosovës për të nxjerr vendimin.
Më poshtë është vendimi i KPMSHC-së:





Ndryshe Ramaja kishte thënë nëpërmes një statusi në “Facebook” se largimi ishte marrë .
Postimi i plotë i Ramajt:
“Miq e dashamire Ish Kolegë ne ATK e bashkeveprimtar te gjitha etapave 1989 deri Sot….
Deshiroj te ndaje me Ju nji Lajm per mua te Hidhur te pa pritur e te pa Merituar Sot dt.15.12 2022 0ra 14.30 me erdhi nji Vendim nga DP i ATK se per Perfundim te Marrdhenjes se Punes ne ATK si Mase Diciplinore….
Me kete rast Deshiroj ti Falenderoj te gjithe Koleget qe punuam bashke ne ATK nga Shkurti 2000 ,falenderoj gjithe Qytetaret Tatimpagues per raportet Njerezore e kryerjen e Obligimeve te tyre ndaj Shtetit te tyre….
Deshiroj te ju informoj se nga Sot fillone nji Beteje Ligjore per te deshmuar se ky Vendim eshte Antiligjor e teper i pa arsyetuar…
kame angazhuar Avokatin Besnik R. Berisha qe profesionalisht te trajtoj rastin…..
Arsyeja e vetme per Shkeputje te Mardhenjes se Punes eshte Postimet e mija ne kete faqe te fcb ukut,pra Politike dhe Bindje Personale sajesa postimesh e asnji tjeter….dhe per kete ndihem teper krenar.
Ftoj mediat qe kete Vendim Absurd te Hetojne e ta demaskojne si dhe ti trajtojne edhe Disa Vendime tjera te ketyre diteve ne Raport me Zyrtaret e Larte e te Mesem te ATK se
Ndihem me ndergjegje te paster dhe per keto 23 Vite sherbim ne ATK jame ne gjendeje ta shikoj ne sy secilin Kolegë e Tatimpagues qe kishim rastin te punojme per Qellimin e Perbashket Ndertimin e Institucioneve.
Zoti ju ruajte te gjitheve.
Me respekt
Lazer Ramaja nga Sot i pa punesuar….