15:29 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / mp

KPMShCK-ja e alarmuar zbarkon në ATK, do të realizojë monitorim të jashtëzakonshëm

Numri i madh i ankesave të parashtruara nga nëpunësit civil të Administratës Tatimore të Kosovës, ka bërë që  Këshilli e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës të nisë një monitorim të jashtëzakonshëm në ATK.

Në mbledhjen që ka mbajtur sot, KPMShCK-ja ka marrë vendim që ky monitorim të bëhet nga afër.

“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, me datë 16.02.2023, me vota unanime të anëtarëve të Këshillit vendosi që në Administratën Tatimore të Kosovës dhe në Departamentin për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik në Ministrin e Punëve të Brendshme, lidhur me procesin e transferimit të nëpunësve civil si pasojë e riorganizimit të brendshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”, është thënë në njoftimin për media të Këshillit.

Më tej, këshilli ka treguar se deri me tani kanë pranuar mbi 160 ankesa të zyrtarëve të ATK-së.

“Vendimi për monitorim të jashtëzakonshëm vije si rezultat i pakënaqësive dhe numrit të madh të ankesave të parashtruara nga nëpunësit civil të këtij institucioni, ku si rrjedhoje ndërlidhur me ketë proces, janë pranuar mbi 160 ankesa nga të punësuarit e Administratës Tatimore të Kosovës”, është thënë në njoftim.