KQZ: 7.7 milionë euro për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar vendimin për shfrytëzimin e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor.
Sipas vendimit, secili subjekt politik mund të shpenzojë deri në 2,047,149 euro, përkatësisht jo më pak se 1 euro për çdo votues të regjistruar, raporton Klankosova.
Ndërsa i gjithë procesi zgjedhor pritet të kushtojë 7,771,486.56 euro, ka bërë të ditur KQZ në mbledhjen e sotme.

