75 Mall Live Search
16:12 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

KQZ akrediton rreth 13 mijë vëzhgues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e ditës së sotme

KQZ ka akredituar sot edhe 9 mijë e 50 vëzhgues të tjerë, deri më tani sipas të dhënave të KQZ-së numri i vëzhguesve të akredituar është rreth 13 mijë.

Kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve kanë mundur ta dorëzojnë: subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe Ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e vendeve të huaj, dhe mediat.