09:46 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / OSH

KQZ bën shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor, Njësia Speciale përkujdeset për sigurinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar sot të bëjnë shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor nëpër qendrat e votimit.

Ky material do të përdoret nesër në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Për sigurinë e materialit po përkujdeset Njësia Speciale e Policisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të dielën do të hapen 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime në tërë Kosovën.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen nesër do të marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare./Indeksonline/