75 Mall Live Search
16:37 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

KQZ bën thirrje për të votuar me sloganin “TREGO FUQINË TËNDE-VOTO”

Komisonin Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sloganin me mbishkrimin “TREGO FUQINË TËNDE-VOTO” për zgjedhjet e parakohshme  të cilat do të mbahen me 6 tetor 2019.

Përvec  gjuhës shqipe Komisioni në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar foto me të njëjtin slogan edhe në gjuhën serbe dhe turke. Në këtë mënyre i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me të gjitha komunitetet,  të tregojnë fuqinë e tyre me 6 tetor, përmes te drejtës së lirë për të votuar. /Indeksonline/