75 Mall Live Search
13:14 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

KQZ certifikon listën e votuesve për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot ka certifikuar listën e votuesve për zgjedhje e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave të veriut të cilat do të mbahen të dielën, me 19 maj, raporton Indeksonline.

Në Komunën e Leposaviqit, të drejtë vote kanë 18 e 164 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 18 qendra të votimit me gjithsej 31 vendvotime.

Në Zubin Potok të drejtë vote kanë 8 mijë e 535 qytetarë ndërsa numri qendrave të votimit është 12 dhe i vendvotime 16.

Në Zveçan të drejtë vote kanë 9 e 229 persona, qendra të votimit janë 7 ndërsa vendvotime 13.

Kurse në Mitrovicën e Veriut të drejtë votimi kanë 22 e 055 qytetarë, janë 7 qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime.

Numri total i votuesve është 57 e 983, i qendrave të votimit 44 ndërsa i vendvotimeve 87./Indeksonline/