14:38 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

KQZ certifikon rezultatet zgjedhore edhe për komunën e Istogut

Komisioni Qendror Zgjedhor, sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve në 19 komuna që shkuan në balotazh.

Në mesin e komunave që javën certifikuar është edhe rezultati i kontestuar për komunën e Istogut, ku me 7 vota për dhe 4 kundër KQZ ka certifikuar rezultatin në këtë Komunë.

“Propozoj që të certifikohet rezultati edhe për komunën e Istogut, deri në vendim të ardhsh nga Gjykata Supreme, për këtë komunë”, ka thënë Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, propozimi i të cilës është përkrahur nga natarët tjerë në panel. /Indeksonline/