KQZ certifikon rezultatet zgjedhore për komunën e Vushtrrisë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen e radhës nga ora 14.
Një nga pikat e rendit të ditës është certifikimi i rezultateve për kuvendin komunal të Vushtrrisë, shkruan Indeksonline.
Pikë tjetër është raporti për rivotimin në komunën e Istogut.
Ja pikat e rendit te dites:
1. Hyrje;
2. Raport nga Sekretariati i KQZ-së lidhur me përgatitjet për rivotimin për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut;
3. Certifikimi i Rezultateve Përfundimtare për anëtarë të Kuvendit Komunal në Vushtrri nga Zgjedhjet për Kuvend Komunal të 22 tetorit 2017;
4. Certifikimi i Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave të 19 nëntorit 2017;
5. Të ndryshme;