11:21 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në dy komuna për kryetar komune, sot janë certifikuar ato.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta se një ditë pas publikimit të këtyre rezultateve KQZ-ja ka cerfitikuar rezultatet në  Podujevë e Mitrovicën e Veriut.

Të dielën fitues për kryetar komune doli kandidati nga LVV-së, Shpejtim Bulliqi me 51.9% të votave.

Ndërsa, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari 35.8% .

Kurse, kandidati i PDK-së, Naim Fetahu 12.3%./IndeksOnline/