14:23 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për asamble komunale (Video)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve për asamble komunale përveç në Vushtrri, ku ka ankesë në Supreme nga disa kandidatë.

Për rezultatet e balotazhit pati shumë debat e vërejtje nga anëtarët e partive në KQZ për Prishtinën e Prizrenit.

Betim Gjoshi nga PDK tha se raundi i dytë i zgjedhjeve ka qenë më i tensionuar dhe ka pasur tendenca më të mëdha për manipulim.

“Smundemi me krahasu raundin e parë më të dytin. I dyti ka qenë ma i tensionuar dhe ka pasur më shumë tendenca për manipulim. Dikush në këto zgjedhje ka dasht të devijojë votën e qytetarit” ka thënë ai.

Derisa,  një nga anëtarët e KQZ-së tha se mungesa e fletvotime është dëshmi e gjallë që dikush e ka përdor trenin bullgar.

“Me shqetëson fakti, gatishmëria e një subjekt politik vec mos me i hap kutitë. Ky subjekt ka qenë i gatshëm të hap luftë vetëm që të mos hapën kutitë. Poashtu, ka pasur shantazhe ndaj gjyqësorit, jam i bindur se edhe ato vendime janë nga  shtantazhet e kërcënimet” .