75 Mall Live Search
18:12 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / b l

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025

Me 11 vota për është votuar ceritifkimi I rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, raporton Ekonomia Online.

Në nisje të mbledhjes të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetari Kreshnik Radoniqi tha se nuk ka pasur ndryshim nga Gjykata Supreme dhe andaj rezultati mbetet i njëjtë.

“Pas shpalljes që kemi pasë të rezultatit më 31 janar janë parashtruar ankesat dhe vendimet e fundit lidhur me këto ankesa i kemi pranuar sot nga Gjykata Supreme, me çka është hap rruga për certifikimin e rezultatit. Asnjë ndryshim në rezultat të shpallur nuk është bërë nga vendimet që janë marrë nga ankesat andaj rezultati i lexuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve është i njëjtë me atë të certifikimit. Unë nuk do ti lexoj një nga por do ta hedh në votim certifikim në tërësi”, tha ai.