75 Mall Live Search
13:45 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / LB

KQZ certifikon sot rezultatet për Kuvende Komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot, gjatë së cilës do të bëhet certifikimi i rezultateve për Kuvende Komunale për zgjedhjet e 17 tetorit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj komisioni, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e martë, 16 nëntor, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është edhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021”, tha ai për Indeksonline.