KQZ çregjistron katër parti politike
Partia e Ballit, Partia e Fortë, Aktivna Gradanska Iniciativa dhe Saves Nezavisni Socijaldemokrata, nuk figurojnë më si parti politike në Kosovë. Ato janë çregjistruar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në dokumentin e KQZ-së të siguruar nga Insajderi thuhet se arsye për cregjistrimin e tyre është mos dorëzimi I të dhënave të ndryshuara vjetore.
“Nga 9 parti politike që kanë qenë të peyualluara me vendim të Komisionit qendror të Zgjedhjeve, me datë 02.03.2018 për mos dorëzimin e të dhënave të ndryshuara vjetore në pëeputhje me rregulloren, katër parti politike as pas aftit të shtuar nuk e ka përmbushur obligimin Ligjor”
“Duke u bazuar në të dhënat e lartcekura, zyra rekomandon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që për mos përmbushje të obligimeve ligjore të c`regjistroj nga regjistri katër partitë, Partia e Ballit, Partia e Fortë, Aktivna Gradanska Iniciativa dhe Saves Nezavisni Socijaldemokrata”, thuhet më tej në dokument.