KQZ-ja deklarohet për zgjedhjet e ardhshme

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se do të organizojnë zgjedhje në momentin kur do t’u kërkohet nga presidenti.
“Analiza e votave me asistencë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 6 tetor 2019”, ka qenë një nga temat e diskutuara në takimin e sotëm në KQZ.
“Do organizojmë zgjedhjet sa herë të na kërkohet”, ka thënë Daka.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shtyrë për një afat të pacaktuar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Podujevës, ndërsa nga KQZ-ja janë deklaruar të gatshëm për këto zgjedhje në momentin kur u kërkohet organizimi i tyre./Indeksonline/