75 Mall Live Search
16:34 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

KQZ: Deri tani kanë aplikuar 17 subjekte politike

Janë gjithësej 17 subjekte politike të cilat kanë aplikuar deri në ora 16:00 në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Deri më tani, KQZ ka pranuar aplikimin e 17 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 334 kandidatë.

“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 17 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 334 kandidatë”, ka thënë Valmir Elezi për IndeksOnline.

Afati për aplikimin e subjekteve politike është deri në orën 18:00 të ditës së sotme.

No description available.