KQZ hap mundësinë për ndërrimin e Qendrës së Votimit, afati nga 28 qershori deri më 29 gusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale do të zgjasë nga 28 qershori deri më 29 gusht 2025.
Gjatë këtyre 64 ditëve, qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësinë ta mësojnë Qendrën e tyre të Votimit aktuale dhe, nëse dëshirojnë, edhe ta ndryshojnë atë – duke caktuar një lokacion më afër vendbanimit të tyre brenda komunës.
Kjo mund të bëhet në dy mënyra:
- Përmes platformës elektronike të KQZ-së, e cila do të jetë e qasshme nga 28 qershori;
- Duke paraqitur kërkesë fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.
KQZ inkurajon qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të pasur qasje më të lehtë dhe më të përshtatshme në procesin zgjedhor. Ndërrimi i Qendrës së Votimit nuk ndikon në regjistrimin në listën zgjedhore, por vetëm në lehtësimin e pjesëmarrjes në ditën e votimit.