75 Mall Live Search
15:33 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / AR

KQZ-ja cakton afatet për organizimin e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e katërt për vitin 2023, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

Të gjitha afatet e aktiviteteve zgjedhore i referohen afatit prej 45 ditësh dhe zbatimi i tyre do të fillojë nga data 9 mars 2023.