KQZ-ja certifikon Nismën Socialdemokrate për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Nismën Socialdemokrate për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pro votuan të gjithë anëtarët.
Nga drejtoria sqaruan se ky subjekt ka plotësuar të gjitha kriteret për certifikim dhe se ka dorëzuar edhe listën e nënshkrimeve që në mbledhjen e djeshme i mungonte.

