75 Mall Live Search
08:46 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / MSH

KQZ-ja diskuton sot buxhetin për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot në orën 13:30.

Një prej pikave është edhe raportimi rreth vlerësimit për rishpërndarje të buxhetit të aprovuar të KQZ-së, për vitin 2025 për zgjedhjet lokale.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i procedurës standard të veprimit për krijimin e listës së votuesve.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen, më 12 tetor të këtij viti.