75 Mall Live Search
11:23 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

KQZ-ja fillon me publikimin e formularëve të rezultateve të subjekteve politike dhe kandiatëve të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën të dielën.

Të gjithë të të interesuarit do të mund të shohin rezultatet e subjekteve politike dhe kandidatëve për secilin vendvotim, duke shfletuar kopjet e këtyre formularëve, të cilët janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimeve, të dielën në mbrëmje pas numërimit të fletëvotimeve.

Publikimi i formularëve nga komunat e tjera është në proces. Pra, pas përfundimit të skanimit të tyre nga ndonjë komunë, formularët do të publikohen në ueb faqen e KQZ-së.

Sqarim shtesë: Ky publikim nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por këto janë vetëm forma të rezultateve të plotësuara në vendvotime, më 14 shkurt 2021.

Rezultatet përfundimtare shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.