75 Mall Live Search
12:22 / E Mërkurë, 23 Korrik 2025 / mp

KQZ-ja formon komisionin për kundërshtimin administrativ për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas fillimit të periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale, mori vendim për formimin e komisionit për kundërshtimin administrativ.

Në rast të refuzimit të aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, te ky komision mund të parashtrohet kundërshtimi kundër njoftimit të KQZ-së, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.

Çdo person, të cilit i refuzohet kundërshtimi administrativ, ka të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48- orëve nga momenti i pranimit të vendimit të KQZ-së për refuzim.