KQZ-ja i pranon peticionet për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar peticionet për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri.
Të enjten, KQZ-ja ka pranuar edhe peticionin nga Mitrovica e Veriut dhe ka thënë se procesi i verifikimit të nënshkrimeve mund të zgjasë.
“I kemi pranuar peticionet prej katër komunave dhe verifikimi i nënshkrimeve do të bëhet në vijim. Ka shumë numër i madh nënshkrimesh dhe nevojitet kohë për konfirmim”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhëzëdhënës i KQZ-së.