75 Mall Live Search
11:08 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / Z S

KQZ-ja jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar udhëzimet për procesin zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen, më 7 qershor.

KQZ-ja ka bërë të ditur mënyrën se si qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin ditën e zgjedhjeve.

“Si të plotësoni fletëvotimin:

  • Sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur në pjesën e pasme
  • Në anën e majtë, shënjoni vetëm një subjekt politik
  • Në anën e djathtë, shënjoni deri në dhjetë kandidatë të atij subjekti politik
  • Palosejeni fletëvotimin dhe vendoseni në kutinë e votimi”, bën të ditur KQZ-ja.