75 Mall Live Search
10:52 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / KV

KQZ-ja mban mbledhje

KQZ mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje si rend dite është një raport i Sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit mbledhja do të mbahet duke filluar nga ora 13:30./Indeksonline/