75 Mall Live Search
08:56 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / Z S

KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje si rend dite është një raport i sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen, më 28 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit mbledhja do të mbahet duke filluar nga ora 13:30./Indeksonline/