75 Mall Live Search
08:47 / E Enjte, 30 Janar 2025 / FR

KQZ-ja mban mbledhje, ndryshohen tre lokacione të qendrave të votimit në Leposaviq

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit për media, mbledhja pritet të fillojë nga ora 13:30 ndërsa në rend të ditës është edhe ndryshimi i tri lokacioneve të qendrave të votimit në komunën e Leposaviqit

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr. 08/2025

3. Këshillat e KQZ-së
3.1. Këshilli për operacione zgjedhore

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të qendrave të votimit 1211, 1207 dhe 1210, në Komunën e Leposaviqit
Shqyrtimi dhe miratimi i këshillave të vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN
Shqyrtimi dhe miratimi i këshillave të vendvotimeve në përfaqësi diplomatike

Këshilli për buxhet dhe financa

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor financiar i KQZ-së për vitin 2024,

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor të derivate për vitin 2024,

Këshilli për mardhënie me jashtë

5. Të ndryshme.