KQZ-ja mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen e radhës.
Në njoftim thuhet se mbledhja do të fillojë nga ora 11:00, ndërsa ky është rendi i ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e zyrës;
2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të zyrës për grupin e dytë të organizatave vëzhguese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2026
3. Këshilli për operacione zgjedhore;
3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të ekipit të numërimit në qendrat komunale të numërimit;
3.2. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të këshillave të vendvotimeve për vendet e pa plotësuara;
3.3. Shqyrtimi dhe miratimi i formulës për ekipet mobile për votimin me nevoja të veçanta (VPNV);
3.4. Shqyrtimi dhe miratimi i stafit rezervë të KVV-së dhe stafit asistues në përfaqësi diplomatike.
4. Të ndryshme.

