75 Mall Live Search
08:30 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / MSH

KQZ-ja mblidhet për të certifikuar dhe decertifikuar kandidatët për zgjedhje lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të certifikuar dhe de-certifikuar listat e partive me kandidatë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Mbledhja do të fillojë në orën 11:00 dhe në rend të ditës janë 4 pika: fjalimi nga kryesuesi i mbledhjes, aktivitetet për certifikim dhe de-certifikim, këshillat e KQZ-së dhe të ndryshme.

Përveç pikave për certifikim dhe decertifikim, KQZ-ja do të shqyrtojë edhe pjesëmarrjen në programin e vizitorëve për zgjedhjet e këshillave të qeverisjes lokale, si edhe pjesëmarrjen në punëtorinë rajonale të ODIHR-it.

Ky është rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e zyrës

2.1 Rekomandimi 97: Rekomandim për decertifikim dhe certifikim të kandidatëve:

       Partia politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, për zgjedhjet lokale 2025;

2.2. Rekomandimi 98: Rekomandim për decertifikim dhe certifikim të kandidatëve:

        Partia politike LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK, për zgjedhjet lokale 2025;

2.3. Rekomandimi 99: Rekomandim për decertifikim të kandidatëve:

        Partia politike GUXO, për zgjedhjet lokale 2025;

2.4. Rekomandimi 100: Rekomandim për decertifikim të kandidatëve:

        Partia politike ALTERNATIVA, për zgjedhjet lokale 2025;

2.5. Rekomandimi 101: Rekomandim për decertifikim të kandidatit:

        Partia politike Bashkimi Demokratik, për zgjedhjet lokale 2025;

2.6. Rekomandimi 102: Rekomandim për decertifikim të kandidatit:

        Partia politike KOSOVSKI SAVEZ , për zgjedhjet lokale 2025;

2.7. Rekomandimi 103: Rekomandim për decertifikim të kandidatit:

        Koalicioni- KOALICIJA VAKAT, për zgjedhjet lokale 2025;

3.    Këshillat e KQZ-së

3.1. Këshilli për marrëdhënie me jashtë

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në punëtorinë rajonale të ODIHR-it: Ruajtja e integritetit zgjedhor në Ballkanin Perëndimor – Forcimi i mbikëqyrjes dhe rritja e besueshmërisë (Varshavë, 16–17 shtator 2025)”.

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në programin e vizitorëve për zgjedhjet e këshillave të qeverisjes lokale 2025  në Tallinn, Estoni, 17–20 tetor 2025.

4. Të ndryshme