KQZ-ja mblidhet sot, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot me fillim nga ora 13:30.
Në rend të ditës së këtij takimi do të jenë disa pika që kryesisht kanë të bëjnë me organizmin e zgjedhjeve lokale.
Këto janë të gjitha pikat e ditës:
“Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal, në Zveçan
4.1.2. Këshilli për personel
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për rekrutim të stafit shtesë për organizim të zgjedhjeve lokale 2025
4.1.3. Këshilli për operacione zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave dhe specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet lokale 2025
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025 në komunat Rahovec, Zubin-Potok, Zveçan dhe Partesh./Indeksonline/