14:19 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

KQZ-ja miratoi sloganin për zgjedhjet, në Podujevë

“Voto për komunën tënde”!

Ky është slogani që do të shoqërojë fushatën e informimit publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, që do të zhvillohen, më 15 mars 2020.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku u diskutuan edhe çështje të tjera, lidhur me përgatitjet e këtij procesi zgjedhor.