KQZ-ja mobilizon ekipet informuese në të gjitha Komunat e Kosovës, për procesin e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka organizuar ekipet mobile në të gjitha Komunat e Kososvës për t’i informuar votuesit e çdo Komune, rreth procesit të votimit.
Përvec mobilizimit të ekipeve informuese ky Komision ka publikuar edhe video në të cilën tregohen të gjitha hapat e procesit të votimit.
Një iniciativë e tillë është shumë e rëndësishmë, sidomos për votuesit fillestarë në mënyrë që të mos bëjnë gabime gjatë votimit dhe vota e tyre të shpallet e pavlefshme./Indeksonline/




