75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / MSH

KQZ-ja ndan të dhënat e fundit mbi procesin e numërimit të votave për kryetarë dhe asamblistë

Në Qendrat Komunale të Numërimit po vijon procesi i verifikimit dhe numërimit të votave nga zgjedhjet për kryetarë komunash dhe Kuvende Komunale.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklarojnë për IndeksOnline se deri në orën 12:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet për 845 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë komunash.

Po ashtu, janë verifikuar rezultatet për 792 vendvotime për zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohësisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale” deklaron KQZ-ja.

Nga ana tjetër, qytetarët mund të përcjellin edhe vet vijueshmërinë e procesit të numërimit, në platformën e KQZ-së.

Aty përfshihen rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për kryetarë të komunave, rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale./IndeksOnline/