75 Mall Live Search
13:52 / E Hënë, 19 Janar 2026 / F.R

KQZ-ja ndërpret mandatin e përfaqësuesve të subjekteve politike në KKZ-në e Prizrenit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të përfaqësuesve të subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit.

Vendimi është marrë në sot gjatë mbledhjes së KQZ-së.

“Ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu KQZ-ja ka marë vendim që të bëhet rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat e tjera./IndeksOnline/