KQZ-ja në pritje të shpalljes së zgjedhjeve nga presidenti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të shpalljes të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga Presidenti Hashim Thaçi.
Kjo u bë e ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në RTK pas përfundimit të seancës ku u votua për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se ndër vendimet e para që ky institucion do t’i marrë pas shpalljes së kësaj date do të jenë shkurtimi i afateve të fazave të procesit zgjedhor për t’iu përshtatur rrethanave apo ditëve që do t’i kenë në dispozcion për organizimin e zgjedhjeve si dhe do të miratohet Plani Operacional ku do të parashihen të gjitha aktivitetet që duhet të ndërmerren nga KQZ-ja për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Gjithashtu, Elezi shprehu përkushtimin e KQZ-së për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve./Indeksonline/