KQZ-ja nis numërimin e votave të ardhura me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar numërimin e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po përmbyllet numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe se tani ka nisur numërimi i votave të ardhura përmes postës.
Procesi i numërimit po vijon sipas planifikimeve të KQZ-së, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të shpallen pas përfundimit të të gjitha procedurave të verifikimit dhe numërimit./IndeksOnline/