75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 22 Maj 2026 / S Z

KQZ-ja nis regjistrimin për votimin e personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka nisur regjistrimi për votimin e personave me nevoja të veçanta, të cilët për shkak të aftësisë së kufizuar nuk mund të votojnë në vendvotimet e tyre.

Sipas njoftimit, këtyre qytetarëve u mundësohet votimi në adresën e tyre përmes ekipeve mobile të KQZ-së.

Afati për regjistrim është nga 22 deri më 31 maj 2026.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës online të KQZ-së ose duke u paraqitur në zyrat e komisioneve komunale të zgjedhjeve.

KQZ-ja ka bërë thirrje që të gjithë personat që plotësojnë kushtet të shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim.