75 Mall Live Search
15:19 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / MSH

KQZ-ja publikon udhëzimet për votim me asistencë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar udhëzimet se si të votohet me asistencë, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Nëpërmjet udhëzimeve, KQZ-ja bën me dije se votuesit me nevoja të veçanta mund të votojnë me ndihmën e një personi tjetër, teksa aftësia e kufizuar dëshmohet përmes dokumenteve përkatëse, të cilat votuesit duhet t’i posedojnë në ditën e votimit.

Asistuesi i votuesit duhe të jetë i moshës 18 vjeç dhe të ketë me vete një nga dokumentet e identifikimit, të Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Asistuesi mund të ndihmojë votuesin duke i mbajtur dorën për të shënuar në fletëvotim, si dhe të shkruajë emrin e votuesit në Listën e Votuesve, në rast se votuesi nuk mund të nënshkruajë.

Kujtojmë se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet këtë të diel, më 9 nëntor.

May be an image of text that says 'Votimi me Asistencë Votuesit me aftësi të kufizuara mund tẽ ndihmohen nga një asistues për të votuar Votuesi duhet tẽ siguroj dokumentet përkatése Ae deshmojne aftësinë kufizuar 18+ Asistuesi duhet tëjetë moshës vjeç ketë njễ dokumentet identifikimit tẽ Republikës Kosovës Asistuesi mund tẽ ndihmoje vetëm një votues dhe duhet tẽ jetë anëtar Keshillit tẽ Vendvotimit ose vëzhguesi akredituar VOTOPER KOMUNÄNTÈNDE TẾNDE ZGJEDHJET LOKALE 2025'
May be an image of ‎text that says '‎Votimi me Asistencë Asistuesi mund tẽ ndihmojë votuesin duke mbajtur doren pör tẽ shënuar dhe hedhur fletévotimin سامم Nẽ rast e votuesi nuk mund nënshkruajë, asistuesi shkruan emrin tij në Listén Votuese Votuesi verber mund votoje ne Tenyre pavarur përmes alfabetit tẽ brail-it, qê gjendetn ne tavolinen ndihmëse në endren Votimit Ky proces mundeson gjithë qytetarëve, tẽ marrin pjesë në menyrë barabarte ne procesin zgjedhor VOTOPER KOMUNENTENDE TENDE ZGJEDHJET LOKALE 2025‎'‎