75 Mall Live Search
16:46 / E Diele, 11 Maj 2025 / Z S

KQZ-ja revokon akreditimin e vëzhguesve në Vorë

Pas konfliktit midis Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe një qytetari, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka marrë një vendim.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka revokuar akreditimin e komisionerëve në Vorë.

Revokimi i akreditimit është bërë për vëzhguesit e KZAZ-ve, KQV-ve dhe VNV-ve, raporton Tch.

Përjashtohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhhe ata të mediave./Indeksonline/