75 Mall Live Search
08:38 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / Z S

KQZ-ja shpall rezultatet për kryetar në tri komuna dhe certifikon 35 të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, e cila do të fokusohet kryesisht në shpalljen dhe certifikimin e rezultateve të ndryshme zgjedhore.

Sipas njoftimit për media, mbledhja do të nisë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë komunash në Prishtinë, Mamushë dhe në Junik.

Këto tri komuna nuk ishin përfshirë në shpalljen e rezultateve më 25 tetor, për shkak të ankesave që ishin dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) si edhe në Gjykatën Supreme.

Pas këtij procesi, KQZ-ja do të kalojë në certifikimin e rezultateve për zgjedhjet e kryetarëve të 35 komunave të tjera, rezultatet e të cilave ishin publikuar në mbledhjen e muajit tetor.

Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhjeje pritet të shpallen edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 38 kuvende komunale në vend./Indeksonline/