KQZ-ja sot e mban mbledhjen e radhës, në rend të ditës certifikimi i partisë së Ramiz Lladrovcit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në rend të ditës për mbledhje që do të fillojë në orën 14:00 është edhe shqyrtimin i rekomandimeve për certifikimin e disa subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në mesin e këtyre subjekteve politike që ka aplikuar për certifikim është edhe subjekti: “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.
Ky subjekt është themeluar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
