75 Mall Live Search
13:39 / E Premte, 17 Janar 2025 / k.v

KQZ-ja takohet me delegacionin e vëzhguesve paraelektoralë të Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Evropës

Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi për vizitë një delegacion i vëzhguesve paraelektoralë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ky delegacion, i cili kryesohej nga Petra Bayr, u prit në një takim nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Sami Kurteshi, Sami Hamiti, Ibrahim Selmonaj, Ilir Gashi, Alban Krasniqi dhe Fazli Stollaj.

Kryesuesi Radoniqi informoi delegacionin e Asamblesë Parlamentare të të Këshillit të Evropës lidhur me përgatitjet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), i udhëhequr nga Petra Bayr, ka për qëllim të vlerësojë fushatën zgjedhore dhe klimën politike, para zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.