75 Mall Live Search
09:09 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

KQZ-ja tregon si të plotësohet fletëvotimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  përmes një video në profilin e tyre zyrtarë në Facebook, ka treguar se si duhet të plotësohet fletëvotimi në ditën e zgjedhjeve, me 6 tetor 2019.

Hapat që duhet t’i ndjekim për të plotësuar fletëvotimin janë këto:

Pasi që hyni në kabinën  e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.

Pastaj zgjedheni subjektin politik dhe shënjoni kutinë pranë numrit dhe emrit të tij.

Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm, ju duhet të zgjedhni vetëm një subjekt politik. Në anën e djathtë gjenden numrat e kandidatëve . Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurat që gjenden në kabinën e votimit. Zgjedhni më së shumti pesë kandidatë të subjektit për të cilin këni votuar në anën e majtë.

Për të mbrojtuar fshehtësisën e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina.

Mos harroni! Vetëm një subjekt dhe më së shumti pesë kandidatë të atij subjekti./Indeksonline