11:22 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / k.v

KQZ-ja vazhdon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve në veri, cakton katër UD në vend të zyrtarëve të dorëhequr

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës.

Sipas KQZ-së, pas dorëheqjes së katër zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve, tashmë janë caktuar katër ushtruesit e detyrës, të cilët do të kryejnë detyrat në katër komunat përkatëse.

Zyrtarët të cilët janë caktuar të ushtrojnë këto detyra, janë zyrtarë komunal të zgjedhjeve nga komunat tjera të Kosovës.