75 Mall Live Search
08:32 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / MSH

KQZ-ja vijon decertifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku do të vijojë me rekomandimet për decertifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 11:00, raporton IndeksOnline.

Gjatë takimit, KQZ-ja po ashtu do të shqyrtojë dhe miratojë procedurën standarde të veprimit për votimin jashtë Kosovës, si edhe vlerësimin e pakove me fletëvotime.

Ky është rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e zyrës   

2.1.  Rekomandim për decertifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale 2025;

3. Këshillat e KQZ-së

3.1.  Këshilli për operacione zgjedhore

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i procedures standarde të veprimit për votimin jashtë Kosovës dhe vlerësimin e pakove me fletëvotime

3.2.  Këshilli për informim publik

3.2.1.  Shqyrtimi dhe miratimi i projektit “Java e zgjedhjeve”

4. Të ndryshme