75 Mall Live Search
15:16 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / KV

KQZ: Janë numëruar mbi 190 kuti me vota nga jashtë Kosovës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri të hënën në orën 10:00:

Janë numëruar 104 kuti që i përkasin zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.
Janë numëruar gjithashtu 93 kuti nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

Nga të gjitha pakot e pranuara përmes postës:

29,636 janë aprovuar si të rregullta.
3,977 janë refuzuar, prej të cilave 3,660 raste për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit.