75 Mall Live Search
10:26 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

KQZ jep vulën ‘finale’ për zgjedhjet në veri


Të dielën (19 maj) komunat veriore: Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë Veriore dhe Zubin Potok do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme gjithë planin teknik që kishte.

Kësisoj, organi që merret ekskluzivisht me zgjedhjet ka akredituar 464 vëzhgues për zgjedhjet e veriut.

Këta vëzhgues përfaqësojnë 2 parti politike, 2 misione ndërkombëtare, 1 Komision Evropian, 2 misione diplomatike, 12 ambasada, 1 OJQ ndërkombëtare, 4 OJQ vendore dhe 15 media. /Indeksonline/