14:44 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Paguhen komisionerët e angazhuar në zgjedhjet e 2017-tës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është dërguar lista për pagesë e pjesës së fundit të stafit zgjedhor të angazhuar në procesin zgjedhor të vitit të kaluar. 

Sipas njoftimit, KQZ  bën të ditur se transferimi i mjeteve është bërë në llogaritë aktive 647 personave, të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhje si: Komisionerë, Personeli për Raportimin e Rezultateve Preleminare (K-Vote); dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, transmetonIndeksonline.

Duke pasur parasysh se Zgjedhjet Lokale janë mbajtur në fund të vitit të kaluar, disa pagesa për trupat zgjedhore nuk ishte e mundur të realizoheshin brenda vitit2017. /Indeksonline/