75 Mall Live Search
10:35 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja parashihet të nisë në orën 13:30 dhe ka disa pika të rendit të ditës, transmeton Indeksonline.

Mbledhja do të udhëhiqet nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Njoftimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1.     Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2.     Këshilli për operacione zgjedhore:

–        Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të sekretariatit të KQZ-së për periudhën janar – mars 2020.

3.     Këshilli për çështje ligjore:

–        Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Suharekë.

–        Shqyrtimi i kërkesave për shtyrje të kuvendeve zgjedhore të partive politike: Organizata e Ballit Kombëtar të Kosovës; Balli Kombëtar i Kosovës; Gradanska Iniciatiava Gore; Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate.

4.     Shqyrtimi dhe miratimi i planit vjetor të rishikuar të auditimit të brendshëm për vitin 2020;

5.     Të ndryshme;