15:58 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

KQZ mban mbledhjen e 59-të, Daka deklaron se nga vendimi i PZAP-së janë të obliguar për rinumërim

Komisioni Qendror Zgjedhor ka zhvilluar sot mbledhjen e 59-të.

Me këtë rast Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se tashmë kanë pranuar dy vendime nga PZAP dhe se me njërin prej tyre janë të obliguar të rinumërojnë një numër të caktuar të kutive.

“Siç e dini ne kemi pranuar dy vendime të PZAP-së,  me një vendim ne jemi obliguar tët ë rinumërimojmë një numër të caktuar të kutive, më saktë 1 mijë e 472 dhe mesa kam informatë nga Gjykata Supreme deri më tani deri në ora 15:00 kur ishte afati prej 24 orësh nuk është ankuar askush dhe ky vendim bëhet  formës së prerë, i plotfuqishëm dhe jemi të obliguar t’i rinumërojmë këto kuti ashtu siç është paraparë me këtë vendim të PZAP-it”, tha Daka, transmeton Indeksonline.

Ndërsa Ilir Gashi, përfaqësues i PDK-së në KQZ tha se në bazë të vendimit të PZAP-së thuhet se palët kanë të drejtë të ankohen për këtë vendim prej 24 orësh.

“24 orësh nga dita kur i pranojnë ankesat kështu që konsideroj që në Gjykatën Supreme, kuptohet se nuk jemi akoma në kohën kur do të duhej të marrim leje për të vazhduar. Nga ajo që ne e dimë vetëm se ka filluar dhënia e vendimeve ashtu siç është rregulli i palëve që kanë të drejtë të ankohen. 24 orë rrjedh nga momenti kur PZAP i ka dorëzuar të dhënat drejt ankuese. Nuk kemi informacion nga PZAP se kur janë shpërndarë kopjet e vendimit drejtë atyre që kanë ankimuar për rezultatin që ne kemi shpallur. Kështu që është dashtë të mos ngutemi për faktin se ata ende janë brenda afatit ligjor për të ankimuar vendimin e PZAP-it në Supreme”, tha Gashi.

Tutje Daka shtoi se a ka informacione ata i dorëzojnë edhe me email, por që nuk mendoi se sot fillon rinumërimi pasi nuk mendon se sot bëhet.

“Do të ishte mirë që QNR të jetë e përgatitur për çdo rast në mënyrë që ndoshta edhe nesër të fillohet me rinumërim”, tha Daka.

E nga Koordinatori i QNR-së është thënë se tashmë disa nga përgatitjet kanë përfunduar dhe që mund të fillohet me rinumërim.

Gjithashtu nga QNR është kërkuar që të ngritje të kapaciteteve për turin e tretë sa i përket numërimit dhe që të shtohen tavolina ndoshta dy prej tyre që të jetë më e lehtë për t’u rinumëruar votat./Indeksonline/